Penalltia e Ronaldos shton polemikat, vëllai i Insignes: Po e shkatërroni futbollin!

-Sponzorizuar-

Java
e 11-të e Serie A do të mbahet mend si nga javët më me shumë polemika për
vendimet e gjyqtarëve dhe përdorimin e VAR.

- Sponzorizuar -

Polemikat
në Napoli-Atalanta u pasuan nga ato në Juventus-Genoa, për kartonin e kuq që
gjyqtari i ri Giua i dha Cassatas i cili ishte shumë i ekzagjeruar, por edhe
për kartonin e kuq të mohuar ndaj Bentancur në minutat e fundit dhe pse jo ndaj
Ruganit që në pjesën e parë.

Megjithatë
Giua i vuri kapak gjithçkaje me penalltinë që akordoi në favor të Cristiano Ronaldos
në minutat e fundit të ndeshjes, 11-metërsh që u kthye në gol nga portugezi dhe
që i dha fitoren bardhezinjëve me shifrat 2-1 ndaj Genoas.

Kontakti
me Sanabrian ishte, por Ronaldo e kërkoi atë dhe hedhja ishte shumë e shëmtuar
pavarësisht prekjes së lehtë që pati nga sulmuesi i Genoas.

Një
penallti e ngjashme iu dha Imobbiles në Lazio-Atalanta pak ditë më parë, por jo
çdo prekje e tillë është penallti edhe pse në këtë rast Giua u konsultua edhe
me VAR-in.

Penalltia
e akorduar në favor të Ronaldos ka ngjallur irritimin e vëllait të lojtarit të
Napolit Lorenzo Insigne, Marcos i cili ka bërë një postim në Instagram teksa
komenton: “VAR-i ku është? Jeni shkatërruesit e futbollit italian”.

Fjalë këto në drejtim të gjyqtarëve që vinë menjëherë pas atyre të presidentit të Napolit De Laurentiis. Në foton e publikuar nga Marco Insigne ka komentuar edhe kapiteni i Genoas Domenico Criscito i cili nuk luajti në këtë sfidë për shkaqe dëmtimi me këtë të fundit që shkruan “sa e shpifur”, por më pas Criscito e ka fshirë komentin. /SS/

MEDIAL.mk