Hoti: Me VV-në jemi dakorduar veç për postin e …

-Sponzorizuar-

Avdullah Hoti thotë se mee Vetëvendosjen janë dakorduar veç për postin e kryeministrit, të gjitha tjerat janë në tavolinë.

- Sponzorizuar -

Avdullah Hoti i LDK-së ka thënë se partia e tij dhe Vetëvendosja ishin pajtuar para zgjedhjeve që kushdo që fiton zgjedhjet e 6 tetorit do të marrë postin e kryeministrit.

Në Rubikon të KTV-së, duke folur për bisedimet mes partive për arritjen e koalicionit qeverisës, Hoti ka thënë se janë dakorduar vetëm për postin e kryeministrit.

Sipas tij, ky ishte parim i caktuar më parë dhe fituesi i zgjedhjeve e merr postin e kryeministrit, megjithatë, sipas tij, pasi dallimi në përqindje s’është i madh mes dy partive, edhe fuqia në qeveri duhet të jetë e balancuar.

“Asnjë nga këto dy parti nuk kanë ndonjë epërsi të madhe, qytetarët nuk ia kanë dhënë mandatin as Vetëvendosjes e as LDK-së për ta krijuar qeverinë të vetme por që vendi të udhëhiqet nga opozita e deritashme e këto dy parti të ulen e të bëjnë bashkë programet, gati të balancuar. Të balancojnë fuqinë e tyre në qeverisjen e ardhshme. Këtë kanë vendosur qytetarët”, ka deklaruar ai. “Jemi dakorduar veç për postin e kryeministrit. Të gjitha tjera janë në tavolinë”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, për përfshirjen e Lutfi Hazirit në grupet punuese, Hoti tha se u bë për shkak se jo në çdo takim diskutohet vetëm për çështje programore.

“Nuk janë te gjitha çështjet programore dhe teknike, por edhe politike, si shembull dialogu, qasja e qeverisë ndaj dialogut dhe andaj duhet përfshirja e krerëve të lartë”, ka thënë Hoti.