Rrahet keq Visar Dërmaku i njohur si Gani Germia

-Sponzorizuar-

Moderatori i njohur, Visar Dërmaku besohet se është rrahur nga një kushëri i largët i Bajram Kosumit.

- Sponzorizuar -

Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si “Gani Germia”, me satirat e tij është rrahur tepër keq dhe në pabesi.

Burimet e Gazetës Express mësojnë se personi që e ka rrahur gazetarin Dërmaku është kushëri i largët i Bajram Kosumit, Rigzon Kosumi i cili është djali i diplomatit kosovar në Austri, Isa Kosumi.

Arsyeja e rrahjes nuk dihet por është një lloj kurthi që i është bërë gazetarit Dërmaku.

Dërmaku ka thënë se nuk ka dashur të bëjë të madhe këtë punë, por që foto e tij është shpërndarë nga njerëz të afërt të tij.

“Më kanë tradhtuar njerëzit që ua kam qu foton në Facebook”, ka thënë ai për redaksinë tonë.

Tutje, Dërmaku ka treguar edhe si ka ndodhur rasti.

“Personi në fjalë ka ardhur me bo foto me mu, si një fans dhe mandej ai ka ardhur në lokal ku kam shkuar unë”, tregon Dërmaku.

“Pastaj më ka ndjekur edhe në momentin kur kam dal nga lokali dhe kur kam qenë i vetmuar me ka sulmuar fizikisht”.

Gazetari satirist Visar Dërmaku për momentin punon në portalin Reporteri. Ky rast nuk ka të bëjë me punën e tij./Express/